Besimtarët ortodoks të qytetit të Lushnjës kremtojnë sot Ditën e Ujit të Bekuar në kishën Shën Gjergji dhe Shën e Premte.Mesha u drejtua nga at Josif Muço dhe at Dhjakon Leonardi . Këtë vit për herë të parë hedhja e kryqit në ujë u organizua në shatervanin në qëndër të  qytetit.Pasi mbaruan ritualet në kishë besimtarët iu drejtuan shatervanit të qytetit për të kremtuar hedhjen e kryqit në ujë.

Sonja Mahmuti ishte vajza e cila sfidoi temperaturat e ftohta të ujit për të nxjerrë kryqin nga aty.Më pas besimtarët shkuan në kishë për të mbushur ujin e bekuar të cilët disa prej tyre tashmë e kanë traditë të përvitshme.

At Josifi tregon sa e rëndësishme është kjo ditë për të gjithë bësimtarët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds