Fermerët gjejnë alternativa për të ulur shpenzimet nëpërmjet metodave tradicionale. Rast i veçantë është dhe ky që përdoret nga kultivuesit e rrushit në sera plastmasi. Kushtet klimaterike dhe përzgjedhja e kultivarit të përshtatshëm e lejon ruajtjen e prodhimit në kushte natyrale për 4 deri në 5 muaj nga koha e pjekjes teknike.
Jashtë kamerës fermeri i cili disponon mbi 3 hektarë rrush në sera shprehet se në mungesën e një dhome frigoriferike të cilën nuk ka fuqi ekonomike t’a ndërtojë, kemi zgjedhur këtë mënyrë tradicionale të ruajtjes.
Nga 100 lekë kilogrami që shitet ky varietet për tavolinë në shtator, aktualisht po tregtohet me 300 lekë për kilogram. Ky çmim është me shumë leverdi për fermerët të cilët, kanë vështirësi në kohën e pikut për t’a tregtuar.
Ndoshta do të ishte më e udhës që në skemat e suvencjonimit nga ana e ministrisë së bujqësisë dhe zhvillimit rural t’u jepet përparësi fermerëve që kultivojnë rrush tavoline pasi ata çdo vit kanë vështirësi në tregtimin e këtij varieteti ku në të shumtën e rasteve dalin me humbje.