Tri kompanitë energjetike në Kosovë kanë kërkuar shtrenjtimin e energjisë elektrike. ZRrE ka bërë me dije KOST, KEDS dhe KESCO kanë dorëzuar aplikimet e tyre për shqyrtim të tarifave për vitin 2025. Kjo kërkesë është duke u shqyrtuar.  Kompanitë e sektorit të energjisë në Kosovë kanë bërë kërkesë për rritjen e çmimit të tarifave të rrymës. Këtë e ka bërë të ditur, kreu i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji Elektrike (ZRRE), Ymer Fejzullahu.

“Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut [KOST], Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë [KEDS] dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike [KESCO] kanë dorëzuar aplikimet për shqyrtimin e tarifave”.

Më tej, ai ka bërë me dije nga fundi i muajit të ardhëm do të dalin me propozime për këtë çështje.

“Aktualisht jemi duke i shqyrtuar këto kërkesa dhe pas shqyrtimit dalim me propozime. Besoj diku kah fundi i marsit deri më 1 prill afërsisht dalim me vendim”.

Kompanitë në fjalë, në kërkesat e tyre kanë përdoru të njëjtat arsyeje për ndryshimin e tarifave.

“Furnizuese me Shërbim Unvesial(FShU) ka përgatitur Aplikimin për të Hyrat e Lejuara Maksimale për vitin 2025, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në rregulloren për Përcaktimin e të Hyrave për Furnizuesin me Shërbim Universal (Rregullin për të Hyrat e FSHU-së”. KESCO mbetet i përkushtuat për të bashkëpunim me qëllim që të arrihen konkluzionet të përbashkëta të cilat janë në interes të të gjithë pjesëmarrësve në sektorin e energjisë”.

Edhe kompania KEDS ka përdorur të njëjtat arsyeje për ndryshim të tarifave.

“Përmes kësaj letre, ju dërgomë Aplikimin për të Hyrat e Lejuara Maksimale të përgatitur nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes(OSSH) për vitin 2025. Ky Aplikim është hartuar në përputhke me Rregulloren për të Hyrat e Lejuara Maksimale të Operatorit Sistemit Shpërndarjes(Rregulla për të Hyrat e OSSH) dhe njoftimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji të datës 20 dhjetor 2024, për hapjen e procesit për përshtatjen vjetore të të hyrave dhe tarifave për vitin 2025”, është thënë në kërkesën e KEDS-it.

Në kërkesën e tij edhe KOSTT ka përmendur arsyet se pse duhet të ndryshohen tarifat.

“Zyra e Rregullatorit të Energjisë me datën 20 dhjetor 2024 ka hapur procesin e azhurnimeve vjetore të të hyrave të lejuara maksimale për operatorët e rregulluar për vitin 2025 duke u bazuar në Rregulla për të hyrat e lejuara të licencave. KOSTT ka përgatiti aplikacion për azhurnimet vjetore të të hyrave ku janë paraqitur të dhënat e realizuara për viti 2024 si dhe parashikimet për vitin 2025”, është thënë në kërkese e KOSTT.

Ndaj kërkesave të kompanive për rritje të çmimit të energjisë ka reaguar opozita. Zyrtarët e PDK-së dhe LDK-së kanë drejtuar gishtin nga Qeveria Kuti. Ata kanë bërë me dije se qeveria aktuale e ka përgatitur terrenin për ngritje të çmimit të rrymës. Kandidati i PDK-së për deputet, Ferat Shala, ka thënë se një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë.

“Është afati kohor ligjor i shikimit të tarifave dhe institucionet e shtetit duhet të parapërgatiten për këtë fazë. Nga ajo që shihet, qeveria në shkurt e ka përgatitë terrenin për një rritje të çmimit të energjisë për muajin që vjen e kjo s’do duhej të ndodhte”, ka thënë Shala.

Ai ka akuzuar Qeverinë për vazhdimin e logjikës së keqqeverisjes në sektorin energjetik. Kurse, kandidati për deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka vlerësuar se qytetarët e Kosovën kanë të drejtë të dinë, nëse do të ketë rritje të çmimit të energjisë. Në profilin e saj në Facebook, Bajrami ka kritikuar Qeverinë Kurti se në këtë mandat nuk ka bërë asnjë investim për shtimin e kapaciteteve për prodhimin e energjisë.

“Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të dinë: A do të rritet sërish çmimi i energjisë elektrike? Në mandatin e kaluar, kjo qeveri dyfishoi çmimin e energjisë elektrike. Sipas raportimeve të mediave, kompanitë e sektorit të energjisë kanë kërkuar një rritje tjetër të çmimit prej rreth 35%, që do të jetë barrë e papërballueshme për ekonomitë familjare dhe bizneset.

ZRRE-ja bën shqyrtimin dhe caktimin e përvitshëm të tarifave të rrymës, të cilat shpallen çdo 1 prill dhe vlejnë deri më 31 mars të vitit pasues. Vitin e kaluar, ZRRE-ja e uli çmimin për konsumatorët komercialë dhe industrialë për 3 për qind.

Por, një vit më herët, më 2023, tarifat u rritën për 15 për qind për të gjitha kategoritë e konsumatorëve. Aktualisht, për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat, ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë, pjesa mbi këtë u llogaritet me çmim prej 14.45 centësh. Nga ora 22:00 deri në 7:00 të mëngjesit, çmimi për kilovat është 3.34 centë për ata që shpenzojnë deri në 800 kilovatë dhe 6.81 centë për ata që shpenzojnë më shumë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds