Pasi shkruan historinë në Shqipëri, duke triumfuar për të dytin vit radhazi, Egnatia kërkon të shkruajë historinë edhe në Evropë, me ekipin e Tetovës që kërkon të arrijë në fazën e grupeve të një turneu të UEFA-s. Kampionët në fuqi ishin jo pak aktiv edhe gjatë kësaj merkatoje verë duke afruar në Rrogozhinë element cilësor si Ildi Gruda, Flamur Ruçi etj, duke i rritur akoma më shumë vlerat një grupi të konsoliduar prej kohësh.
Egnatia nis aventurën Evropiane ka turi i parë kualifikues në Champions League, ku të martën më 8 korrik presin në “Arenën Egnatia” islandezët e Breidablik. Në letër ky është një test i kalueshëm për Egnatian, sigurisht jo i lehtë, për fati i këtij takimi pritet të marrë formë që në sfidën e parë. Edhe kompanitë e basteve e shohin Egnatian si favorite në këtë takim teksa një fitore e tyre vlerësohet me koeficientin 2,20. Trajneri Tetova ka në dispozicion grupin e plotë, ndërsa atmosfera rreth ekipit është shumë pozitive.
Në këtë sfidë të parë në Champions, trajneri Tetova dhe të besuarit e tij do të kenë në krah edhe tifozët. “Arena Egnatia” pritet të jetë “Sold Out” për këtë takim, ku afro 5 mijë tifozë do të mbështesin ekipi për të arritur një rezultat pozitiv në shtëpi çka do t’i krijonte mundësinë për të kalonin të paktën një turn ë kualifikueset e Champions League.