Java Evropiane ka nisur me një sërë aktivitetesh në Bashkinë e Divjakës. Pas disa aktiviteteve të organizuara në këtë kuadër në shkolla të ndryshme të territorit të kësaj bashkie, sot Ditën Evropiane është mbajtur një tjetër aktivitet në sheshin qendror të qytetit të Divjakës.
Zyra e marrdhënieve për Europën në bashkëpunim me Zyrën e Arsimit Parauniversitar kanë zhvilluar në shesh një ekspozitë me punime të nxënësve të 7 shkollave të kësaj bashkie dhe kopshtin e fëmijëve Divjakë. Në këtë ekspozitë janë paraqitur punime me logon: Të ndryshëm por të barabartë!
Aktiviteti është kryer në bashkëpunim me Zyrën e Arsimit Parauniversitar dhe synon për afrimin me Europën, ku ne synojmë të vijojmë me integrimin tha ndër të tjera, organizatorja e aktivitetit zonja Emanuela Kolonjari, përgjegjëse e zyrës “Këndi Evropian” në Bashkinë Divjakë.
Nga ana e tij Drejtori i Zyrës së Arsimit Parauniversitar Divjakë Josif Kruti u shpreh se bashkëpunimi ka qënë mjaft produktiv me bashkinë për të transmetuar tek nxënësit mendësinë evropiane ku ne jemi pjesë.
Në aktivitetin e mbajtur me rastin e Javës Evropiane juria e përzgjedhur nderoi me çmime punimet e nxënësve.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”Ys0nRFMOeYA”]