Nëpërmjet një akti normativ, Këshilli i Ministrave ka ndryshuar buxhetin për vitin 2025.

Pas një analize për 5 muajt e parë të vitit, 11.8 miliardë leke do të alokohen apo rialokohen në mbështetje të sektorëve prioritarë, por edhe në nxitjen e mëtejshme të investimeve publike.

Siguria digjitale do të marrë dhe vëmendjen kryesore. Pjesa më e madhe e fondeve do të shkojë në formën e një rialokimi në drejtim të sigurisë digjitale dhe rritjes ekonomike.

Rishikimi i buxhetit përfshin dhe sektorin e Bujqësisë. Një skemë e re Garancie Sovrane do të realizohet për sektorin e Bujqësisë. Me një vlerë prej 3 miliardë lekësh. Garancia do të shërbejë për rritjen e aksesit në financë kryesisht për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, por edhe krijimin e kushteve për rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe konkurueshmërisë.

Ndërsa një rishpërndarje fondeve të brendshme do të kryhet në kuadër të përmirësimeve në teknologjinë e informacionit në administratën publike.

Pavarësisht ndryshimeve, deficiti buxhetor mbetet në nivelin prej 68.1 miliardë lekësh, pa asnjë rritje, dhe borxhi publik nuk pëson ndryshime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds