Ndryshimet klimaterike prekin më së shumti sektorin e bujqësisë. Të parët që e vuajnë këtë fenomen janë fermerët kultivues të patates së hershme në zonën e Divjakës, por edhe të gjithë fermerët e zonës bregdetare që e kultivojnë këtë kulturë në fushë të hapur.

Kapriçiot e motit që çuan në uljen e temperturave dhe rënia e brymës, fenomene që nuk janë hasur vite më parë, dëmtuan bimët e patates në masë të gjerë në zonën e Divjakës ku çdo vit minimalisht mbillen rreth 400 hektarë patate.

Pasojat e këtij fenomeni duken këto ditë kur ka filluar vjelja masive e patates së hershme në fushë.

Rendimenti mesatar këtë vit luhatet nga 30 deri në 50% të prodhimit të vitit të kaluar bujqësor, plus që ka edhe rënie të cilësisë e cila përkthehet në çmim më të ulët dhe për rrjedhojë të ardhura më të pakta për fermerët

Fermerët si zakonisht kërkojnë një ent rregulltor nga shteti pasi tregtarët po përfitojnë nga djersa e tyre gjithashtu për efekte burokracie shumica e fermerëve nuk kanë përfituar subvencione apo edhe karburant nga skemat mbështetëse të qeverisë, madje e ftojnë ministren të vijë në fusha e të shikojë me sy realitetin e fermerëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds