Dy ndryshime në rang komisariatesh janë konfirmuar sot strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit.
Raportohet se në Lushnje është vendosur shef komisariati Edmond Pjetri në vend të Agim Bashës që ka shkuar në Akademinë e Policisë.
Sakaq, në Lezhë ka shkuar shef komisariati Agim Hoxha i cili do të zëvendësojë Behar Cakën, pasi ky i fundit është transferuar në DPPSh.
