Sikurse është bërë traditë çdo datë 6 dhjetor në qendër të qytetit të Fierit ndizen dritat e “ Pemës së Festave” që simbolizon ardhjen e Krishtlindjes dhë Vitit të Ri. Nën tingujt e muzikës dhe i shoqëruar nga dhjetra fëmijë të veshur me ngjyrat e ndezura festive, në mënyrë ceremoniale kryebashkiaku Armando Subashi ndezi dritat e pemës, pasuar nga një spektakël fishekzjarrësh. Subashi ka uruar gjithë fierakët kudo ndodhen brenda dhe jashtë vendit për festa të gëzuara, ndërsa ka theksuar se në Fierin që ndryshon çdo ditë atmosfera festive ndihet më shumë elemente zbukurues, por ka theksuar se fondet e pamjaftueshme nuk kanë lejuar zbukurimin e njësive administrative, gjë që do të jëtë një ndër prioritetet e vitit të ardhshëm. Në urimin ë tij Subashi ka uruar dhe opozitën e cila shumë aktivitete përgjatë vitit nuk u është bashkuar.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”jmY5vZWY3UU”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *