Në garën për Këpucën e Artë 2025/26, dy yjet e futbollit botëror janë rikthyer fuqishëm në krye.
Erling Haaland i Manchester City-t dhe Kylian Mbappé i Real Madrid-it kanë kaluar Harry Kane të Bayern-it, pas dopietave të fundit të shënuara në kampionatet përkatëse.

Të dy ndodhen tani me nga 13 gola, për një total prej 26 pikësh, duke e lënë Kane-n në vendin e tretë me 12 realizime.

Pas tyre, renditen disa surpriza nga Ligue 1: Panichelli i Strasbourg-ut dhe Lepaul i Rennes, që po impresionojnë me formën e tyre.

Në ndjekje janë edhe emra të njohur si ÁlvarezGreenwoodGuirassy dhe Vinícius Junior.

Në Serie A, italianët nuk mungojnë: Riccardo Orsolini i Bologna-s dhe Hakan Çalhanoğlu i Inter-it janë aktualisht golashënuesit më të mirë në kampionatin italian, me nga 5 gola secili.

Një garë që premton spektakël dhe rivalitet të madh, ku çdo gol mund të vlejë… një Këpucë të Artë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *