Një 65-vjeçar është vënë në pranga pasi ndezi zjarr në tokën e tij, por situata doli jashtë kontrollit.

Autori u identifikua dhe u vu në pranga si i dyshuar i zjarrvënies në fshatin Rabijak, Berat.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat arrestuan shtetasin V. R., 65 vjeç, banues në fshatin Rabijak, Berat, pasi dyshohet se ditën e djeshme ka ndezur zjarr në tokën e tij. Zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe ka rrezikuar banesa dhe sipërfaqe toke të mbjella me pemë frutore”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *