Ekipi i futbollit të Lushnjës do të luajë të shtunën në transfertë me skuadrën e Flamurtarit. Verdhëjeshilët vijnë në këtë ndeshje të radhës me një bilanc pozitiv në mbyllje të fazës së parë të kampionatit pas dy fitoreve radhazi. Tekniku i pankinës lushnjare beson se ekipi ka hyrë në rrugën e duhur dhe nuk i diskuton tre pikët në këtë përballje.
Synimi i ekipit lushnjar dhe objektivi kryesor është kalimi në fazën e play off- it në fund të këtij kampionati.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”q7cpeLOgwLc”]
