Ditën e premte në stadiumin ” Roza Haxhiu” është luajtur java e tetë e kampionatit të futbollit të kategorisë së parë. Derbi Myzeqar midis Lushnjës dhe Apolonisë ka vite që nuk sjell më emocionet e dikurshme!

Ekipi i futbollit të Lushnjës ka pësuar humbjen e radhës në shtëpi teksa ka pësuar një gol në minutën e 65 shënuar nga futbollisti Amagba.

Një ndeshje në nivelin jashtë pritshmërisë së tifozerisë lushnjare, e cila pavaresisht rezultatit, ka mbeshtetetur fuqishëm ekipin e saj.

Ekipi i Lushnjës ka pasur disa raste për të shënuar, por që nuk kanë gjetur finalizimin e duhur në portën fierake. Në pjesën e dytë, fierakët gjejnë rrugën e rrjetës me një gol të shënuar nga 19 vjeçari Amagba, i cili përfitoi nga konfuzioni në zonën lushnjare dhe i jep skuadrës së tij tre pikë të vlefshme!

Skuadra verdhejeshile mban vendin e tetë në kampionat, me tetë pikë të marra në 8 ndeshje të luajtura për sezonin 2025- 2026.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *