Qyteti i Lushnjës është zbukuruar sot nga mbjellja e luleve shumëngjyrëshe në hapësirat publike nga Ndërmarrja e Punëve Publike drejtuar nga Elson Zeka. Në kuadër të projektit të mirëmbajtjes dhe gjelbërimit të hapësirave publike lulet dekorative janë mbjellë para bashkisë, tek busti i Vaçe Zelës, tek Poliklinika, stadiumi dhe postblloku pranë shinave.
Ky proces përsëritet dy herë në vit, në pranverë dhe tani, kur mbillen lule sezonale, thonë punonjësit e Ndërmarrjes së Punëve Publike.
Bashkia me këtë projekt tregon që i kushton vëmendje të veçantë ambienteve publike për një pamje më të mirë dhe një qytet të gjelbër, të pastër, të kulturuar.
Por problemi i kulturës qytetare në mosdëmtimin e luleve dhe hapësirave të gjelbra le shumë për të dëshiruar, pasi moskujdesi ndaj luleve dhe dëmtimi i tyre është veprim i përsëritur gjatë viteve të kaluara.
Megjithatë mirëmbajtja e hapësirave të publike vlerësohet nga qytetarët, të cilët duan një qytet më të kuruar në aspektin e gjelbërimit dhe estetikës urbane.
