Eliot Engel, ish-kongresmen demokrat i Nju Jorkut që përfaqësoi pjesë të Qarkut Westchester dhe veriun e Bronx-it për më shumë se tre dekada, ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare.

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e falënderon për gjithçka ka bërë për Kosovën dhe kombin tonë.

Beqaj e quan Engel një mik i madh i popullit shqiptar, ndërsa shton se do të mbetet përgjithmonë në kujtesën dhe zemrat e shqiptarëve.

Sot mësova se u nda nga jeta Eliot Engel, një mik i madh i shqiptarëve dhe një derë gjithmonë e hapur për ta.

Me mirënjohje të thellë, falënderojmë për gjithçka që bëri për Kosovën dhe për kombin shqiptar, veçanërisht në momentet më të vështira të historisë sonë.

Emri i tij do të mbetet përgjithmonë në kujtesën dhe në zemrat e shqiptarëve, si një nga miqtë tanë më të vyer, që qëndroi pranë nesh me përkushtim dhe guxim.

U prehsh në paqe“, shkruan Presidenti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds