Komuniteti i Hollivudit po mban zi për aktoren Catherine O’Hara, e cila u nda nga jeta në moshën 71-vjeçare. Macaulay Culkin, i cili luajti në fimin “Home Alone” si Kevin McCallister, djali i personazhit të O’Hara, Kate McCallister, e kujtoi “nënën” e tij në një homazh në Instagram.
“Mami. Mendova se kishim kohë. Doja më shumë. Doja të ulesha në një karrige pranë teje. Të dëgjova. Por kisha shumë më tepër për të thënë. Të dua. Do të shihemi më vonë,” shkroi Culkin.
Lajmin për ndarjen nga jeta të aktores, e konfirmoi menaxheri i saj. O’Hara e filloi karrierën e saj në komedi në vitet 1970 dhe ndihmoi në krijimin e emisionit kanadez të skeçeve SCTV.
Ajo hyri në kinema në vitet 1980 me rolin e saj të parë në ekranin e madh në komedinë romantike Nothing Personal me Donald Sutherland dhe në vitin 1985 ajo pati një rol në komedinë e zezë të Martin Scorsese, After Hours.
