Rreth orës 13:00 pranë fshatit Golem buzë autostradës Lushnjë-Rrogozhinë, forcat e policisë kanë ndaluar 8 emigrantë të huaj katër gra dhe katër burra të cilët ishin strehuar në një shtëpi të braktisur.
Policia ka ndërhyrë në momentin kur pranë tyre është afruar makina për t”i marrë një mjet tip “Benz” me targa ab 653 jr. Policia ka patur informacion dhe kanë goditur në momentin kur transportuesi dhe shoqëruesi kanë ardhur t”i marrin.
Sapo ka parë policin, personi i cili ka shkuar për t’i marrë ka tentuar të largohet me vrap. por nuk ia ka dalë. Ai është i njohur për policinë pasi ka qenë kontingjent i trafikimit të qenieve njerëzore.
Eshte ndaluar drejtuesi i mjetit tip Benz qe transportonte emigrantët klandestinë dhe shoqëruesi.
Identiteti i tyre ende nuk është bërë publik për shkak të hetimit.