NATO ka marrë kontrollin e mbrojtjes ajrore në Poloni nga SHBA-ja, vetëm disa ditë përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, sipas një zëdhënësi të aleancës. NATO mori komandën dhe kontrollin nga SHBA të enjten, tha koloneli Martin O’Donnell dhe do të ndihmojë në mbrojtjen e nyjeve logjistike në Poloni që nevojiten për të vazhduar dhënien e ndihmës thelbësore për përpjekjet luftarake të Ukrainës kundër Rusisë.

 Masa është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë që ka nisur prej muajsh, për të zhvendosur barrën e ndihmës së Ukrainës nga SHBA në vendet evropiane, mes pyetjeve nëse mbështetja e SHBA do të vazhdojë nën administratën Trump. Aleatët e NATO-s janë përgatitur që mbështetja e SHBA-së për Ukrainën të tkurret gjatë vitit të ardhshëm.

Trump ka vënë në pikëpyetje vlerën e ndihmës për Ukrainën dhe përkushtimin e SHBA-së ndaj NATO-s, e ndërsa ka thënë se dëshiron t’i japë fund luftës, ai ende nuk ka vendosur nëse administrata e tij do të vazhdojë të ofrojë ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Administrata Biden është përpjekur ta lërë Ukrainën në pozicionin më të fortë të mundshëm ndërsa përgatitet për administratën e ardhshme të Trump, si në fushën e betejës ashtu edhe në rast negociatash. Të enjten, SHBA njoftoi një paketë tjetër ndihme ushtarake prej 500 milionë dollarësh për Ukrainën, paketa e fundit e dhënë nga udhëheqja në largim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds