Futbollisti i Romës, Neil Aynaoui përjetoi një natë terrori në banesë bashkë me familjen e tij.

Një bandë me 6 persona të veshur me të zeza dhe të armatosur me pistoletë dhe me fytyrë të mbuluar, hynë në banesën e futbollistit në zonën e Castel Fusanos përmes dritares së sallonit duke shkulur një kangjellë të saj.

Banda fillimisht mbyllën në një dhomë futbollistin, nënë, partneren dhe vëllain e futbollistin edhe ky me partneren e tij. Më pas vodhën bizhuteri me rreth 10 mijë euro, një ore Rolex dhe çanta të markave të njohura.

Policia shkoi në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për këtë ngjarje tronditëse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds