Naim Murseli në sallën e gjyqit ka mohuar akuzat që i kishte pranuar një ditë më parë, për vrasjen e gruas së tij, 30-vjeçares Liridona Murseli. Por Gjykata e Prishtinës dje e la në burg Naim Murselin dhe dy persona të tjerë, që akuzohen për vrasjen e Liridonës, Naim Murseli këmbëngulte në sallën e gjyqit se nuk e ka inskenuar ai vrasjen dhe se bashkëshortja e tij u vra gjatë një grabitje. Ai është shprehur se “nuk ka ikur nga vendi i ngjarjes, madje ka qenë edhe vetë i rrezikuar dhe ka kërkuar ndihmë deri në ardhjen e policisë”. Granit Plava ishte personi që qëlloi me armë Liridonën gjatë grabitjes së insekenuar kundrejt pagesës nga Murseli prej 30 mijë euro; 15 mijë paradhënie dhe 15 mijë të tjera pasi të ishte kryer vrasjen. Këtë gjë e ka pranuar në dëshminë e tij sipas hetuesve, kurse në gjyq ai nuk foli, Sipas Gjykatës së Prishtinës, Naimi ishte ai që kishte siguruar armën e krimit dhe në bashkëpunim me kushëririn e tij Kushtrim Kokalla, anëtar i FSK-së ka thurur planin për inskenimin e aksidentit dhe gjetjen e vrasësit. Njëra nga pistat pse ndodhi krimi i rëndë lidhet me një sigurim që i kishte paguar viktimës në Suedi. Media “Indeksonline” raporton se sigurimi i jetës që Naim Murseli i kishte paguar Liridonës në një kompani të fuqishme suedeze, mbulonte shpenzime deri në 20 milionë euro në rast fatkeqësie apo tragjedie. Për ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke bërë thirrje që vrasësit e Liridona Ademajt të marrin dënimin maksimal.
Liridona Ademaj e vrarë para disa ditësh, do të rivarroset sot në fshatin e saj, në Rracaj të Gjakovës.
