Festivali i 33-të i Këngës për Fëmijë u  zhvillua mbrëmë, në sallën e Qendrës së Artit “Vaçe Zela”. Morën pjesë 15 këngëtarë të vegjël të talentuar që dhuruan emocione pa fund me interpretimet e tyre. Duartrokitjet e publikut në të cilin ndodheshin prindërit, shokët ose shoqet e tyre, qytetarët attdashës lushnjarë i shoqëruan artistët e vegjël gjatë gjithë festivalit. E pranishme ishte gjithashtu Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa.  

Atmosfera e gëzueshme ku u ndwrthurwn bukur zwrat e fwmijwve me koreografinw u elektrizua më shumë në momentin e ndarjes së 5 çmimeve fituese që nga juria e cila ishte e përbërë nga Klajdi Musabelliu Kryetar, Valter Dauti shkrimtar, Beniamin Ademi mësues i muzikës në shkollën jopublike “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa”.

Çmimin e parë e fiton 11 vjeçarja Nadja Muça me këngën “Paqja, dashuria botën ta pushtojë”

Aktiviteti u  organizua nga Qendra Kulturore e Fëmijëve me mbështetjen e Bashkisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *