40 mijë banorë të rrethit Mallakastër  në mungesë të mjekut specialist duhet t’i drejtohen Poliklinikës Qendrore në Fier, sepse në spitalin e qytetit Ballsh nuk ka mjek specialist në organikë edhe pse është infrastruktura.

Drejtoresha e spitalit Xhuljeta Ymeraj nëpërmjet telefonit na pohoi se në këtë institucion ka vetëm 4 mjekë të përgjithshëm dhe ofrohen 4 shërbime pediatri, radiologji, laborator, patologji për çdo shërbim për mjek specialist  pacientët i drejtohen Spitalit Rajonal në Fier

Mallakastra ka popullsi të madhe mbi 40 mijë banorë, një bashki dhe 7 njësi administrative , ka hapësirë të madhe gjeografike nga Krasi i Tepelenës, me fshatrat e Beratit, të Vlorës të cilët duhet të shkojnë në Fier për mjek specialist. Ballshi duhet të ketë mjek specialist, thanë banorët.

Në kushte të tilla kur qendra e Mallakastrës ka infrastrukturën, por në organikën e saj mungon mjeku specialist,  pacientët  për të bërë vizitat duhet të udhëtojnë me orë të tëra, disa herë edhe të semurë rëndë për tek mjeku përkatës në Fier.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds