Temperaturat e larta të këtyre ditëve ka sjellë vështirësi për 1200 hektarë të mbjella me kultura bujqësore si misër, perime, ullishte, vreshtari e tjera në njësinë administrative Dushk. Mungesa e ujit për të vaditur kulturat bujqësore është një fenomen i hershëm prej 31 vitesh, por më e rëndë është në 400 hektarë të cilat ujiten me rrjedhje të lirë. Mungesa e reshjeve të shiut në këto kushte i çon fermerët në falimentim të plotë, pasi marrin vetëm 10% të prodhimit në kushtet aktuale.

Bordi i Kullimit në Lushnjë interesimit tonë për këtë situatë disa vjeçare që rëndon mbi fermerët, e justifikonë me faktin se rezervat ujore janë në rezervuarin e Thanës dhe mungon rrjeti i kanaleve ujitëse. Kryetari i Njësisë Administrative Dushk Afrim Dedej, shprehet se mungesa e infrastrukturës së vaditjes ka vite që njihet dhe e kanë të pamundur me fondet e veta të rikonstruktojnë tërësisht rrjetin e kanaleve vaditëse. Por pritet realizimi prej një viti i projektit për rehabilitimin e kanaleve që do të financohet nga Banka Botërore dhe deri në zbatimin e tij situata do të jetë e njëjtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds