Fshati Selishtë është pjesë e njësisë administrative Cakran dhe ndodhet anës autostradës Levan -Tepelenë por rruga që të çon në qëndër të fshatit nuk ka parë prej vitesh investim. Kjo ka bërë që banorët të shkojnë në emigracion duke i lënë banesat bosh ose kanë mbetur vetëm çifte të moshuarish.
Ata pak banorë të mbetur thonë se nga afro 200 banesa të 3 lagjeve të fshatit kanë mbetur 15 apo 20 për cdo lagje. Kanë qënë kushtet e vështira , rrugët e pa shtruara që ndikuan në largimin e banorëve në emigracion.
Largimi i banorëve në emigracion ka bërë që të mbyllet edhe shkolla e fshatit sepse mbetën vetëm tre nxënës, ndërkohë që fshati mjek nuk ka por u vjen nga Fieri sa herë që ata kanë nevojë për të pasi Qëndra Shëndetësore (kioskë) ndodhet pranë ish shkollës
Edhe pse fshati Selishtë në Cakran është bërë i njohur në media se është fshati i lindjes së këngëtares së njohur Eleni Furrera, ai ka mbetur pa investime.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”hTN-jfN_AXU”]