Afrika e Jugut vazhdon të përballet me një nga nivelet më të larta të HIV/AIDS-it në botë, situatë që po përkeqësohet pas shkurtimit të fondeve amerikane për parandalim, trajtim dhe kërkim shkencor.
Afrika e Jugut përballet prej vitesh me një nga normat më të larta të infektimit me HIV në botë, duke e bërë këtë sëmundje një nga sfidat kryesore shëndetësore të vendit.
Situata po përkeqësohet edhe më shumë pas shkurtimit të fondeve nga Shtetet e Bashkuara, të cilat për dekada kanë mbështetur programe kyçe për parandalimin, trajtimin dhe kërkimin shkencor mbi HIV/AIDS.
Shkurtimet e fondeve amerikane për programet kundër HIV/AIDS nisën pas ndryshimeve në politikat buxhetore dhe prioritetet e ndihmës së jashtme të SHBA-së.
Këto vendime prekën veçanërisht programet ndërkombëtare të shëndetit publik, përfshirë mbështetjen financiare për kërkimin shkencor, parandalimin e HIV-it dhe shërbimet për komunitetet më të rrezikuara.
Si pasojë e këtyre shkurtimeve, shumë programe të rëndësishme mbyllur, përfshirë testimet falas.
Ekspertët paralajmërojnë se kjo mund të çojë në rritje të rasteve të reja dhe në vështirësi më të mëdha për të frenuar përhapjen e virusit.
Aktivistët dhe organizatat e shoqërisë civile theksojnë se komunitetet më të cenueshme, si të rinjtë, gratë dhe personat me të ardhura të ulëta, po përballen me rrezik gjithnjë e më të madh.
