Deputeti i PD për Lushnjën Saimir Korreshi në takimin e 20-të të KOMITETIT PARLAMENTAR TË STABILIZIM ASOCIIMIT SHQIPËRI – BASHKIMI EVROPIAN foli për lirinë e mediave duke iu referuar raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Sipas tij gjendja e medias në Shqipëri ka shumë probleme që nga jopavarësia e institucioneve mediatike, dhuna, sulmet apo kërcënimet ndaj gazetarëve dhe akses të kufizuar në media, ku u favorizua partia në pushtet dhe u kufizua opozita. Korreshi theksoi se Kodi penal nuk parashikon mbrojtje të veçantë për gazetarët.
