Boshatisja e fshatrave të zonave rurale në qarkun Fier ka futur në krizë për fuqi punëtore jo vetëm bizneset që merren me tregti , por edhe bujqësinë dhe blegtorinë.
Banorët e zonës së Suk1 dhe 2 në Bashkinë Roskovec po riparojnë plastmasët e serave që të jenë gati për mbjellje, e cila mund të vonohet, se mungon fuqia punëtore për punët e bujqësisë dhe të blegtorisë. Një ditë pune 8 orë paguhet deri në 25 – 30 mijë lekë të vjetra.
Fermerët thonë se ka disa arsye për braktisjen e zonës, mungesa e shërbimeve nga pushteti vendor, rritja e çmimeve të naftës dhe plehrave kimikë gjithashtu rritja e çmimit të jetesës.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”XLEYaWOqxkI”]
