Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur rreth orës 17:40, në Golem. Viktima është një këmbësor i paidentifikuar.
Sipas policisë, ai ka kaluar përmes aksit nacional për të dalë në anën tjetër të rrugës. Pranë trafikndarëses, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin S. V., 64 vjeç, banues në Pojan, e ka përplasur në pjeën e përparme.
Vdekja ka qënë e menjëhershme thotë policia në vend ngjarje, ndërsa në rrugë kanë mbetur përveç njollave të gjakut, edhe atletet e viktimës.
Zona e Golemit është e pandriçuar dhe mjetet lëvizin me shpejtësi. Në muajin nëntor dy viktima këmbësorë u shënuan në këtë aks i cili është bërë njollë e zezë për aksidentet.
Viktima rreth 55 – 60 vjeç është mashkull dhe është dërguar në morg, ndërsa u shoqërua në polici drejtuesi i mjetit me të cilin po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për iderntifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë dhe për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
