Detaje janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Verona, ku tre karabinierë humbën jetën.

Mediat italiane raportojnë se tre karabinierët Marco Piffari, Valerio Daprà dhe Davide Bernardello u vranë dhe pesëmbëdhjetë ushtarë, oficerë policie dhe zjarrfikës u plagosën në një shpërthim që ndodhi në një shtëpi fshati në Castel D’Azzano.

Mësohet se policia në atë kohë kishte ndërhyrë për të kontrolluar banesën, kur u përballën me një shpërthim, që dyshohet se u shkaktua nga tre personat që gjendeshin brenda saj.

Në banesë në këtë kohë gjendeshin tre persona, dy vëllezër dhe një motër, të cilët u arrestuan pas ngjarjes, ndërsa do të përballen me akuzat për vrasje me paramendim.

Nga shpërthimi I cili u dëgjuar 5 kilometra larg, shtëpia 2 katëshe u shemb duke zënë poshtë edhe personat që ishin pjesë e operacionit.

Me sa duket ngjarja e sotme nuk është një rast sporadik, pasi këta tre persona kishin përdorur një skenar të ngjashëm vetëm një vit më parë, për t’i shpëtuar kontrolleve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds