Gjermania, Republika Çeke, Austria dhe Hungaria: 4 Çmime të Mëdha në Europë mes korrikut dhe gushtit (të ndara në mes deri në pushimet verore) për të vendosur kampionatin botëror.
Në fakt, gjithçka duket dishezë për Mark Markezin, i cili duket se po udhëton i sigurt drejt titullin kampion në Moto GP. Spanjolli është historikisht lideri i padiskutueshëm (por jo… i kohëve të fundit) në Sashsenring. Në Gjermani, “Kanibali” ka fituar në çdo kategori dhe nëse në klasin 125 dhe Moto 2 ai është ndalur me 3 ngjitje në podium në vitet 2010, 2011 dhe 2012, në Moto GP spanjolli e ka “tepruar”, duke regjistruar tetë fitore radhazi në nëntë vjet nga 2013-ta deri në 2021- shin, ndërsa në vitin 2020 gara nuk u zhvillua prej pandemisë.
Një seri që ka çuar Markezin në 11 paraqitje radhazi në podiumin gjerman. Një seri fitoresh që konfirmon edhe një herë prirjen për pistat e majta, aty ku mbetet një pilot pothuajse i pamposhtur. Pavarësisht ulje-ngritjeve të vazhdueshme, pista duket e qetë për Markezin dhe gjendja e tij aktuale lë pak shpresë për rivalët, pavarësisht se dy edicionet e fundit të Çmimit të Madh të Gjermanisë u fituan nga Horge Martin (2023) dhe Françesko Banjaia, 12 muaj më parë.
AXHENDA – Për sa përket axhendës së Gjermanisë, të premten në orën 10:45 do të nisë sesioni i parë i provave të lira, ndërsa në orën 15:00 do të jetë radha për parakualifikueset. Të shtunën në 10:10 do të fillojë sesioni i dytë i provave të lira, ndërsa në orën 10:50 do të nisin kualifikueset. Më tej, në orën 15:00 do të startojë gara sprint me 15 xhiro. Çmimi i Madh i Gjermanisë do të nisë të dielën në orën 14:00.