Meteorologu Hakil Osmani nga MeteoAlb, i ftuar në “Vila 24” në News 24, ka bërë një përditësim mbi situatën e motit për ditët në vijim dhe parashikimin për muajin qershor.

Sipas Osmanit, sot temperaturat do arrijnë deri në 38°C në qarqe si Tirana, Elbasani dhe Berati, duke shënuar një valë të nxehti tipike për verën. Ai theksoi se këto nuk janë temperatura të përkohshme, pasi edhe në ditët në vijim pritet që moti të mbetet i nxehtë, megjithëse do të ketë një ulje të lehtë, me vlera që do të luhaten nga 34 deri në 36°C.

Në mëngjeset e hershme, termometri ka shënuar deri në 13°C në disa zona, çka tregon për kontraste të mëdha ditë-natë. Pasditet do të karakterizohen nga vranësira kalimtare dhe reshje të izoluara shiu, por kjo nuk pritet të ndikojë ndjeshëm në përkeqësimin e motit.

Bregdeti shqiptar pritet të mbetet në kushte mjaft të favorshme, me diell përgjatë gjithë ditës, çka është një lajm i mirë për pushuesit. Sipas Osmanit, fundjava do të jetë ideale për plazh, pasi moti do të jetë kryesisht i qëndrueshëm dhe me temperatura të larta, por brenda normales për sezonin. Në përgjithësi, muaji qershor do të karakterizohet nga temperatura të larta dhe kushte të mira për aktivitete në natyrë, me disa ndërprerje të lehta për shkak të reshjeve të izoluara në zona të caktuara.

Meteorologu Hakil Osmani nga MeteoAlb: Sot temperaturat do të arrijnë deri në 38 gradë celcius, në qarqe si Tirana, Elbasani, Berati etj. Për muajin qershor, janë temperatura mjaft të larta. Jo vetëm sot do kemi temperatura të larta. Edhe në ditët në vijim do kemi temperatura të larta, por me një ulje të lehtë në raport me sot, teksa do luhaten nga 34 deri në 36 gradë celcius. Edhe në orët e para të mëngjesit kemi pasur temperatura të larta, që kanë shkuar deri në 13 gradë celcius. Pasditja do ketë edhe vranësira e do kemi reshje të izoluara shiu. Por, sërish do kemi përmirësim të kushteve të motit. Bregdeti do të jetë thuajse 24 orë me diell. Kushdo që do të shkojë në plazh gjatë javës e fundjavës, do jenë të favorizuar nga kushtet e motit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds