Përfaqësues të pushtetit vendor dhe Drejtorive Rajonale janë mbledhur paraditen e sotme në një takim urgjent në prefekturën e Fierit për të raportuar situatën e emergjencës për shkak të reshjeve. Problematika kryesore për të cilën janë angazhuar të gjitha strukturat në qark janë kanalet kulluese dhe sistemi i argjjnaturave , për të përballuar vërshimet e mundshme të katër lumenjve, Shkumbini në Lushnjë, Vjosa në Fier dhe Mallakstër, Semani në Rroskovec dhe Gjanica në qytetin e Fierit.
Më herët inxhinieri i Bordit të Ujitjes dhe Kullimit në Fier, Evarist Koliçi, bëri të ditur se sistemi kullues êshtë në gjëndje optimale dhe se të gjithë punonjësit e Bordit kanë kaluar në gjëndje gatishmërie.
Reshjet në Qarkun e Fierit kanë qënë me intensitet të ulët gjatë natës por era e fortë ka shkaktuar defekte në rrjetin e furnizimit të energjisë elektrike për riparimin e të cilave po punohet nga punonjwsit e OSHEE. Aktualisht janë riparuar 13 fidera dhe po punohet për riparimin e 7 të tjerëve ka pohuar Ymeraj.
Prefekti i Qarkut Fier, Anduel Xhindi ka kërkuar gatishmëri maksimale dhe reagim të shpejtë dhe të koordinuar në rast përkeqësimi të situatës.
