Moti i keq ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit duke shkaktuar përmbytje në disa segmente rrugore. Në Durrës rrugët pranë stadiumit të qytetit dhe te zona e ‘Vollgës’ janë nën ujë, duke shkaktuar vështirësi për qarkullimin e makinave dhe këmbësorëve. Prurjet e paparashikueshme nga lumenjtë anësorë dhe reshjat kanë rritur gjithashtu nivelin e ujit në hidrocentralet e kaskadës së Drinit. Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë sjellë problematika në disa zona të qytetit të Lezhës. Në lagjen “Besëlidhja”, situata duket se është më e rënduar si edhe në disa hyrje shkollash, ku niveli i ujit ka arriturnë disa centimetra, duke vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve. Situata në Qarkun Kukës pas reshjeve të shumta ka qenë problematik sidomos me bllokimin e rrugëve. Ka patur rënie të gurëve në rrugë në aksin Bajram Curri Valbonë, Sopot – Kam dhe në aksin Kukës – Shishtavec.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *