Pastrimi i  kanalit kryesor që lidh rezervuarin e Kurjanit me tokat bujqësore dhe përshkon mes per mes fshatin Vidhishtë është kthyer në nevojë jetike për banorët. Ata thonë se me prurjet e ujrave, mbetje nga më të ndryshmet janë depozituar në kanal, ndërkohë që me rritjen e temperaturave  situata është bërë e padurueshme.

Në lidhje me shqetesimin e banorëve iu drejtuam Bashkisë Rroskovec, ku na u bë e ditur se  kanali, me nje gjatesi prej 6.2 km është nën  juridiksionin e Bordit Rajonal të Kullimit në Fier i cili sipas drejtuesve të  bashkisë duhet të  sigurojë jo vetëm pastrimin, por edhe  transportin e  mbetjeve.

Nga ana tjetër Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Fier, pranon faktin se kanali është në administrimin e këtij institucioni, por  nuk disponon  burimet e mjaftueshme financiare për  ta kryer i vetem pastrimin e kanalit. Për këtë shqetësim ata me një letër i janë drejtuar Bashkisë Roskovec për ndihmë për të bërë të mundur  zgjidhjen e këtij shqetësimi madhor për banorët e zonës. 

Mbetet për t’u parë në vijim, ecuria e kësaj problematike që me sa duket ka të bëjë si me burimet financiare për të ndërhyre, ashtu edhe me dëshirën për bashkëpunim midis institucioneve shteterore.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”NC7yS4F3vcw”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds