Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku është përfshirë Denisa Braci, bashkëshortja e TikTok-erit të njohur shqiptar të njohur me emrin “Kozak”.

Në pamjet e mëposhtme, Denisa shihet teksa transportohet me barrelë drejt ambulancës, ndërsa ekipet mjekësore ndërhyjnë menjëherë për t’i ofruar ndihmën e parë në vendngjarje.

Ngjarja:

Një aksident i dyfishtë automobilistik është regjistruar më datë 12 dhjetor në kryqëzimin e Shënkollit, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën.

Nga ngjarja ka marrë lëndime Denisa Bajrami, e njohur në rrjetet sociale si bashkëshortja e Kozak Braçit.

Dyshohet se një automjet tip “Benz” ka goditur nga pas makinën ku ajo po udhëtonte.

Në rrjetet sociale, Kozak Braçi ka publikuar një video ku shprehet i pakënaqur me shërbimin e marrë në spitalin e Lezhës dhe ka ngritur akuza ndaj stafit mjekësor.

Ai thotë se bashkëshortja ndodhet në gjendje të rënduar dhe pretendon se mjekët kanë përfituar para për të minimizuar vlerësimin e gjendjes së saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *