Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Mirlind Daku, dhe partnerja e tij, Vesa Vllasaliu, po përjetojnë një nga periudhat më të bukura të jetës së tyre, pasi janë bërë prindër për herë të parë.
Lajmin e gëzueshëm çifti e ndau ditë më parë me publikun, duke marrë urime të shumta nga miq, familjarë dhe ndjekës në rrjete sociale. Prindërit e rinj zbuluan gjithashtu se vajza e tyre quhet Miresa, një emër unik dhe domethënës, që përçon një lidhje simbolike mes emrave të tyre dhe i jep këtij momenti një kuptim edhe më të veçantë.
Deri më tani, çifti kishte zgjedhur ta mbante këtë kapitull të ri larg vëmendjes së publikut, duke mos publikuar asnjë imazh krah vajzës së tyre. Megjithatë, së fundmi, Vesa ka vendosur të “thyejë akullin”.

