Pamjet e kamerës së trupit të një prej forcave speciale që u angazhuan një ditë më parë në masakrën në Pragë janë publikuar në media.

BBC ka publikuar pamjet e një prej ngjarjeve më të rënda të ndodhura në Evropë.

Pamjet tregojnë oficerët e armatosur kur futen në universitet dhe shoqërojnë studentët jashtë me duart e tyre në ajër.

14 persona u vranë dhe 25 u plagosën një ditë më parë nga të shtënat në Universitetin “Charles” në Pragë.

24-vjeçari David Kozak u vetëvra pas masakrës që shkaktoi, ndërsa pak orë më parë kishte qëlluar dhe vrarë të atin në fshatin Hostun, rreth 20 kilometra larg Pragës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *