Ariana Grande është përballur me një tjetër moment i frikshëm gjatë premierës së filmit Wicked: For Good në Singapor, ku një person i njohur për sulme ndaj VIP-ave i është hedhur sipër në tapetin e verdhë.
Incidenti, sipas burimeve pranë këngëtares, ka rikthyer tek ajo traumën e ngjarjes së Manchester Arena të vitit 2017.
Autori i incidentit është identifikuar si Johnson Wen, i njohur në rrjete sociale si “Pyjama Man”, një person që ka sulmuar edhe më parë artistë si Katy Perry, The Weeknd dhe The Chainsmokers. Ai kaloi barrierat e sigurisë dhe u afrua drejt Grandes, derisa u ndalua nga truprojat dhe aktorja Cynthia Erivo, e cila ishte e para që reagoi.
Wen më pas publikoi në Instagram video dhe mesazhe ku mburrej për sulmin, duke e quajtur veten “trolli më i urryer”, (Njeri që kërkon famë duke bërë veprime të çmendura ndaj VIP-ave).
Burime për Daily Mail thonë se Grande është “thellësisht e tronditur” dhe se incidenti ka rikthyer simptomat e PTSD-së. Pas shpërthimit terrorist në Manchester, ku humbën jetën 22 persona, këngëtarja ka vuajtur ankth të rëndë dhe momente izolimi.
Pas incidentit në Singapor, ekipi i artistes po rishikon protokollet e sigurisë. Pritet që mbrojtja e saj të rritet edhe më tej gjatë turit promocional të filmit të ri.
Ariana Grande, ende e ndikuar nga trauma e vitit 2017, është futur sërish në një periudhë krizash psikologjike pas sulmit të planifikuar të fansit të rrezikshëm. Ndërkohë, ekipi i saj po forcon masat e sigurisë për të shmangur çdo rrezik të mundshëm në vazhdim, shkruan Daily Mail.
