Zyra e delegacionit evropian në Tiranë ka uruar qeverinë ‘Rama 4’ për marrjen e detyrës. Me anë të një postimi në Facebook, zyra e BE në mesazhin e saj kërkon gjithëpërfshirje të politikës për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Sipas delegacionit, vetëm kështu Shqipëria mund të arrijë objektivin për të mbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027.

Postimi i Plotë:

Urime Kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë ministrave për marrjen e detyrës.

Me një përpjekje të qëndrueshme për të miratuar dhe zbatuar reformat e nevojshme përmes proceseve transparente dhe gjithëpërfshirëse, Shqipëria mund të arrijë objektivin ambicioz për të mbyllur negociatat e anëtarësimit në BE deri në fund të vitit 2027.

Në pritje për të punuar me të gjithë aktorët shqiptarë për të arritur këtë moment historik, në të mirë të qytetarëve shqiptarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *