Katër personat e arrestuar nga policia në lidhje me incidentet e ndodhura në protestën e organizuar nga opozita përpara Kryeministrisë, do të njihen sot me masat e sigurisë.
Ndërkohë u proceduan 7 persona të tjerë, pasi në protestë hodhën lëndë djegëse (molotovë) dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë.
“Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Ervin Minarolli, me detyrë sekretar organizativ i subjektit politik Partia Demokratike, pasi në cilësinë e përfaqësuesit organizativ të këtij subjekti, nuk ka zbatuar detyrimet për identifikimin e personave përgjegjës për mbarëvajtjen e tubimit, në bazë të ligjit Nr. 8773, “Për tubimet”, neni 10”, njofton policia.
