Duke iu përgjigjur thirrjes së SPAK, mjekun Edvin Prifti ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme për t’u marrë në pyetje. Ai ndodhet nën hetim prej 4 vitesh. Prifti do të pyetet si person nën hetim e me gjasë do t’i komunikohet edhe përfundimi i hetimeve.

Priftit pritet t’i komunikohet akuza, ndërsa shoqërohet nga avokati i tij, Henrik Ligori.

Kardiokirurgu doli në përgjime në dosjen e ish-gjyqtares se Krujës Enkelejda Hoxha, teksa fliste me një nga punonjësit e gjykatës.

Gjatë kontrollit në zyrë dhe në banesë, mjekut ju gjetën dhe sekuestruan shuma të mëdha parash. SPAK po e heton nën dyshimet për pastrim parash, si dhe për përfshirje në tenderin e QSUT.

Edvin Prifti i ka kundërshtuar akuzat dhe ka deklaruar se paratë i ka te gjitha te justifikuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds