Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e spitalit rajonal “Memorial’ në Fier, tha se meqënëse shërbimi në spitalet publike ka kaluar në një tjetër nivel, duke konkurruar edhe ato në strukturat private, përveç Spitalit Memorial të Fierit edhe pesë spitale të tjera në vend do të përfitojnë Kartën e Autonomisë Menaxheriale:

Qendra Spitalore Universtiare “Nënë Tereza”

Spitali rajonal Durrës

Spitali rajonal Vlorë

Spitali rajonal Lezhë

Spitali rajonal Shkodër

Qytetari privatisht mund të kërkojë të lërë takim me mjekun e spitalit publik, jashtë orarit të tij zyrtar, dhe të marrë shërbimin brenda spitalit publik, duke paguar një tarifë, siç aktualisht ndodh në spitalet private. Nga kjo tarifë që qytetari paguan, 70% i kalon mjekut dhe 30% spitalit publik, para këto që menaxhohen nga vetë spitali për investime në spital.

Hapi i radhës tha kryeministri është implementimi i teknologjisë më bashkëkohore në operacione. Ai premtoi edhe rritje page për mjekët dhe theksoi edhe besimin në rritje të qytetarëve në spitalet shtetërore për shkak të cilësisë që po arrin në nivelin e Evropës.

Sinc Rama

Kjo politikë e re shihet si një mundësi për të mjekët më të mire në vend.

Nuk ka ende një listë se sa do të jenë tarifat që do paguajnë qytetarët, por nisur nga modelet e sistemeve të huaja shëndetësore që praktikojnë këtë skemë, pagesa do të varet nga mjeku dhe specialiteti që ata kanë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *