Ushtarët gjermanë dhe letonezë, të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të KFOR-it, zhvilluan një patrullim të përbashkët në veri të Kosovës, kur ka mbetur më pak se një muaj afat nga zgjedhjet e përgjithshme.
Përmes një postimi në FaceBook, KFOR shkruan ‘Patrullimi së bashku lejon që ushtritë e dy vendeve të punojnë së bashku për të rritur sigurinë dhe sigurinë në të gjithë Kosovën”. Sipas KFOR, këto përpjekje janë pjesë e misionit ditor për të mbështetur të gjitha komunitetet brenda Kosovës.
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka shtuar prezencën në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, pas lindjes së përplasjeve dhe incidenteve të ndodhura me kominitetin serb, pas tensioneve për urën e Ibrit dhe incidentit të ujësjellësit në Lepenc.
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak ka bërë thirrje të vaxhdueshme se shtensionimi i situatës dhe normalizimi i marrëdhënieve Prishtinë-Beograd është urgjent dhe kusht për rrugëtimin e tyre drejt BE.