Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot një konferencë për mediat, ku komentoi zhvillimet ndërkombëtare dhe lidhjet e dyshuara kriminale që lidhen me Shqipërinë.
Sipas Berishës, vëllezërit Hysa, të shpallur së fundmi organizatë terroriste me sanksione të thella nga autoritetet ndërkombëtare, janë miq të afërt dhe bashkëpunëtorë të kryeministrit Edi Rama, të cilin e etiketoi si “Noriega i Shqipërisë” ose “Ramaduro i Europës”.
Berisha theksoi se sipas raportimeve botërore, “perandoria ekonomike” e këtyre individëve shtrihet në shumë vende, duke përfshirë Kanada, Itali dhe Shqipëri, me qindra biznese, kryesisht kazino dhe lojëra fati, që sipas tij përdoren për pastrimin e parave të kartelit. Ai përmendi si shembull restorantin “Mirela”, që mban emrin e bashkëshortes së njërit prej të dyshuarve, dhe që thuhet se ka transferuar dhjetëra milionë euro në Shqipëri.
Berisha krahasoi reagimin e Meksikës dhe autoriteteve ndërkombëtare me Shqipërinë, duke thënë se ndërkohë që 13 kazino janë mbyllur në Meksikë, në vendin tonë nuk është marrë asnjë masë ndaj lojërave të fatit që dyshohet të jenë të lidhura me këtë grup kriminal.
Berisha: Zhvillime dramatike nxorën në pah me të gjithë shëmtinë e tij narkoshtetin shqiptar, lidhjet organike të atij që mediat ndërkombëtare e quajnë Noriega i Shqipërisë apo Ramaduro i Europës.
Dje u shpallën organizatë terroriste, me sanksione të thella, vëllezërit Hysa, miq dhe favoritë të Noriegës apo Ramaduros.
Mediat botërore sot në të katër anët e planetit informojnë këtë vëllazëri, këta janë 4-5 vëllezër, si parelarësit kryesorë të Sinaloas të Meksikës.
Sinaloa e Meksikës është ndoshta karteli më i fuqishëm i drogës në botë.
Dhe jo vetëm i drogës, por i shumë aktiviteteve të tjera kriminale.
Perandoria e miqve të Edi Ramës, njoftojnë mediat botërore, perandoria ekonomike e tyre, shtrihet në shumë e shumë vende.
Në Kanada, në zonat e indianëve të Kanadasë që kanë një lloj autonomie me Pallatin Magjik.
Me dhjetëra e dhjetëra restorante, hotele dhe klube.
Por ato, nga Kebeku dhe zonat e indianëve të Kanadasë, gjer në Palermo të Italisë numërojnë në Vlorë, në Tiranë, në Shqipëri, me qindra biznese, por në tërësi kazino, lojëra fati, me të cilat me një marrëveshje lajnë miliardat e Sinaloas së Meksikës.
Famoz vetëm restoranti Mirela që mban emrin e bashkëshortes, ka transferuar në Shqipëri dhjetëra e dhjetëra milionë euro nga zonat e indianëve të Kanadasë.
Tani, këtu kemi disa sekuenca, pra janë mediat e huaja, është Reuters, agjencia kryesore e lajmeve në botë që njofton sanksionet kundër familjes të perandorisë së kazinove meksikane dhe që lan fondet e kartelit dhe që është i lidhur direkt me Edi Ramën.
Vazhdojmë…
Meksika i mbyll 13 kazino. Shqipëria asnjë.
Asnjë kazino nuk i mbyll.
Tjetër. Qeveria e Meksikës dhe Thesari godasin grupin kriminal të sektorit të bixhozit, lojërave të fatit. Lajm tjetër është. Lajm botëror.
