Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe Drejtori i Përgjithshëm i burgjeve Klevis Qose vizituan ambientet e IEVP Fier, ku u pritën nga Drejtori i burgut të Fierit Arben Qalliu dhe stafi i tij.

15 autoambulanca të reja, pajisur me teknologjinë më të avancuar që do të zëvendësojnë ambulancat e amortizuara të sistemit penitenciar në vend u prezantuan në këtë takim. Ky Investim është bëbashkëpunim i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Agjencisë së Aseteve të Sekuestruara dhe SPAK.

Gjithashtu, Ministri i Drejtësisë Manja dhe Drejtori i Përgjithshëm i burgjeve Qose vizituan palestrën dhe fjetoret për Policinë e Burgjeve të rikonstruktuara. Këto investime janë hapa konkret drejt një sistemi më efikas, që garanton kushte dinjitoze për punonjësit dhe shërbim më cilësor për sistemin penitenciar, u shpreh Ministri Ulsi Manja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds