Paketa e sigurisë lidhet me përdorimin e lëndëve narkotike për të rinjtë në shkolla dhe garanton një nivel tjetër sigurie pranë institucioneve arsimore në gjithë vendin, që të pengojmë keqbërësit të arrijnë tëk fëmijët për të shitur lëndët narkotike, tha Ministri I Brendshëm Taulant Balla në takimin me stafin e mësuesve të shkollës “Vath Korreshi”. Zotin Balla e shoqëronin në këtë takim Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa dhe Drejtues të lartë të Policisë Lushnjë.
Shkolla “Vath Korreshi” është e monitoruar me kamera sigurie dhe para një jave u vendosën tek çerdhet e kopshtet dhe në 2024 do t’i vendosim edhe në të gjitha shkollat, tha Kryetarja e Bashkisë.