Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi një takim me drejtues të lartë të Policisë në Fier për të analizuar ecurinë e policisë gjatë vitit që lame pas, si dhe për të diskutuar planet e ardhshme. Ministri Balla tha se procesi i vetëpastrimit të policisë së shtetit vazhdon të intesifikohet duke bërë ndryshime të nevojshme për përmirësimin e aktivitetit të policisë së shtetit. Gjithashtu ai u ka kërkuar drejtuesve të policisë së Fierit të mos pranojnë asnjë ndërhyrje në punën e tyre dhe të fokusohen tek , zbardhja e ngjarjeve te renda kriminale, sepse janë një test për të fituar besimin ndaj publikut.
Për sa i përket narkotikeve Ministri i Brendshëm theksoi se kjo është një beteje e vazhdueshme deri në arritjen dhe ndalimin e kokave të rëndësishme të këtij trafiku.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”N8tTsOnB0Zs”]
