Vazhdon puna për rikonstruksionin e Unazës së qytetit. Punimet i kanë parë nga afër sot Ministri i Brendshëm Taulant Balla, Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa, Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli.

Ka patur koordinim të mirë mes Bashkisë dhe firmës së ndërtimit sa i përket prishjeve të ndërtesave, pasi kemi patur disa probleme, thotë zonja Sefa, por puna po vazhdon pa ndalim. Po merr formë fasada e unifikuar që i ka dhënë një pamje tjetër unazës së papërfunduar të qytetit dhe mendojmë që mund të kthehet në një bulevard të dytë për shëtitjet e mbrëmjes së qytetarëve, kur të përfundojnë punimet.

Zoti Balla sqaron se kjo është një rrugë tregtare, sepse zona në të dy anët e saj ka biznese. Ndërhyrjet e fundit për rregullimin e saj janë bërë në vitin 2000.

Gjithashtu do të bëjmë përpjekje maksimale që të riparohen edhe urat që janë në shtrirjen e Unazës së Re, thekson Kryetarja e Bashkisë.  Fondi per riparimin e urës tek “Lasgush Poradeci” është miratuar dhe do filloj puna.

Mendohet që vera e vitit 2024 do të jetë koha kur punimet do të përfundojnë. Ndërkohë ka filluar lëvizja e automjeteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *