Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka pritur në një takim ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla. Ka qenë vetë ministri Balla i cili ka bërë të ditur lajmin përmes një reagimi në rrjetet sociale.

Ai bën me dije se përmes 26 marrëveshjeve në fushën e mbulimit të dy ministrive, kemi sot një bashkëpunim të shkëlqyer në luftën kundër krimit, migracionit të paligjshëm dhe kontrollit kufitar.

“Mikprita sot në Tiranë Ministrin e Brendshëm të Republikës së Kosovës Xhelal Sveçla. Përmes 26 marrëveshjeve në fushën e mbulimit të dy ministrive, kemi sot një bashkëpunim të shkëlqyer në luftën kundër krimit, migracionit të paligjshëm, kontrollit kufitar etj. “, shkruan Balala.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds