Rikthehen në bankat e shkollës pas pushimeve dimërore  nxënësit dhe mësuesit e arsimit parauniversitar. Pas rreth dy javë pushime, mësimi nisi zyrtarisht sot. Por këtë vit, pas pushimeve dimërore, ka patur mungesa për shkak të virozave që janë përhapur në vend.

Sipas Udhërit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit Nr. 191 datë 20/04.2023 “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS SË VITIT SHKOLLOR 2023-2024 NË SISTEMIN ARSIMOR PARAUNIVERSITAR”, pushimet dimërore në të gjitha shkollat dhe universitetet filluan ditën e shtunë me datë 23 Dhjetor dhe përfunduan ditën e dielë me datë 7 Janar 2024.

Me rikthimin e pushimeve në semestrin e dytë, në shkollat 9-vjeçare, nxënësit e mësuesit do të kenë edhe një javë më shumë pushim, pas periudhës së dytë mësimore në javën e parë të muajit prill.

Kjo periudhë është konsideruar e nevojshme për të marr energji të reja e për t’u përgatitur për në vijim. Ky ndryshim në strukturën shkollore nuk prek gjimnazet ku do të kenë pushim vetëm gjatë fundvitit.

Ky vit shkollor nisi më 11 Shtator dhe do të përfundojë më 14 Qershor, ku përjashtim bëjnë vetëm maturantët të cilët vitin shkollor do ta mbyllin më 31 Maj të vitit 2024 dhe do të vazhdojnë me  Provimet e Maturës Shtetërore që  do të zhvillohen nga data 3 qershor deri më 28 qershor 2024.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”IARO-KHIyO4″]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds